Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka dhënë detaje për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë të mërkurën në mbrëmje.
Siç bën të ditur policia, i dyshuari është kërkuar në disa lokacione por nuk është hasur.
Rasti po hetohet teksa vrasësi vazhdon të jetë në arrati.
Raporti i plotë i PK-së:
VRASJE E RËNDË
Prishtinë 30.11.2022 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.