Policia në Mitrovicë dhe Vushtrri konfiskojnë dy armë zjarri, dy persona në ndalim

Publikuar më:

Në 24 orët e fundit, policia në Mitrovicë dhe Vushtrri ka konfiskuar dy armë zjarri dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve.

Në Vushtrri, njësia policore gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicë, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, nga të cilët është konfiskuar një armë pistoletë me tetë fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit policor.

Të dy rastet janë iniciuar si vepra penale për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës”. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtyre rasteve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.