Policia, sonte pas mesnatës, ka arritur të të parandalojë kontrabandimin me mallra, ku si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve dhe fletore.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se këto mallra ishin duke qarkulluar në rrugë malore nga Serbia në Kosovë.
“Njësia e Policisë Kufitare me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.