Policia konfiskon pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës

Publikuar më:

Një shtëpi në rrugën “Qeta e Minatorëve” është lokalizuar nga policia pasi që dyshohet për posedim të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

Rastin për “Arbresh.info” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

“Më datën 09.05.2023, rreth orës 11:00, njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri e mbështetur nga njësitë e DRP-Veri pas një pune hetimore – operative ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve në fjalë si në vijim: Antiminer T9 – 16 copë, Antiminer S9 – 13 copë, Kartela Grafike 4Gb – 32 copë, Kartela Grafike 8 GB 33 copë, Poëer Suplyer – 10 copë”, tha Elshani.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.