Policia konfirmon: 19-vjeçar është i vrari me armë zjarri në Vushtrri

Publikuar më:

Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Vushtrri si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për “Jepi zë” se rreth orës 20:35, policia ka pranuar informacionin për të shtëna me armë në rrugën “Galip Badivuku”.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka humbur jetën viktima, mashkull kosovar, rreth 19 vjeç”, tha Zahiti.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.