Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për sulm

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast sulmi, shkruan Insajderi.

Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit në fjalë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion relevant të ndihmojnë në identifikimin e tij.

“Të gjithë ata që kanë çfarëdo informacioni që mund të çojë në identifikimin e këtij personi, lusim të kontaktojnë policinë në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike: [email protected],” thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia garanton konfidencialitetin e plotë të informacioneve të ofruara.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.