Policia jep dënimin më të rëndë deri tash: 500 euro dhe 1 vit konfiskim të lejes pasi voziti 141 km/h

Publikuar më:

Policia e Kosovws ka gjobitur me 500 euro një shofer për tejkalim të shpejtësisë dhe i ka marrë patent shoferin për një vit.

Siç njofton Policia ai ka qenë duke vozitur 141 kilometra në orë në zonën ku ishte kufizimi i shpejtësisë 70 kilometra në orë, shkruan “Jepi zë”.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 141 km/h (gjobitet me 500€, 5 pikë negative dhe 1 vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet tutje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.