Policia i “bjen” Mitrovicës, sekuestron 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka sekuestruar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicën e Jugut.

Siç njofton Policia sonte në orët e pasdites kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut.

“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policorë kanë identifikuar personin e dyshuar.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”, njofton Policia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.