Policia gjen sërish armë në veri

Publikuar më:

Policia ka njoftuar se sërish ka gjetur armë në Mitrovicën e Veriut.

Organet e rendit bëjnë me dije se po ashtu janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

“Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën “Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore. Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj”, thuhet në njoftim.

Gjatë aksionit policor janë gjetur dhe konfiskuar:

Një armë e gjatë(pushkë ajrore),

Pesë Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

42 minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

Një shtëpizë e Kompjuterit;

Një karikator i revoles;

14 fishekë të revoles kalibri 9 mm

Një Radiolidhje;

Një kamerë vëzhgimi;

Një Divijar;

Një vulë metalike dhe

Një Letërnjoftim.

“Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim”, thuhet në njoftim

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.