Policia gjen furgonë të braktisur me mall të kontrabanduar

Publikuar më:

Njësia policore gjatë patrullimit në fshatin Ruishtë të Zubin Potokut, mbrëmë në ora 21:40 ka hasur në tre furgonë të braktisur, të cilët dyshohet se janë të ngarkuar me mall të kontrabanduar.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa furgonët së bashku me mallin do të konfiskohen dhe dërgohen në doganë.

JU REKOMANDOJMË