Policia e ndjek një veturë në Vushtrri, zyrtari policor e humb kontrollin dhe aksidentohet

Publikuar më:

Ndjekja e një veture nga një automjet zyrtar i Policisë, pas mesnate në Vushtrri përfundoi me aksident trafiku. Zyrtarët policorë që ndodheshin në veturë përfunduan në Emergjencë si pasojë e lëndimeve, ndërsa u shkaktuan edhe dëme materiale

Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Policia ishte duke intervenuar në një rast, duke e ndjekur një veturë të dyshuar, kur papritmas polici që drejtonte automjetin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës – duke e goditur një veturë

Për pasojë, dy policë u lënduan dhe u dërguan për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë marrë veprimet e nevojshme.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur rreth 60 aksidente në trafik.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.