Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

Publikuar më:

Një operacion policor i koduar “SHTEGU” ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 32 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e një të dyshuari në Pikën Kufitare të Jarinjës, shkruan “Jepi zë”.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Njësinë e Krim-Teknikës, ka ndaluar për kontroll një automjet Mercedes A-Class me targa serbe, pas dyshimeve se transportonte substanca të paligjshme.

Makina është dërguar për kontroll më të detajuar në Mitrovicën e Jugut, ku është zbuluar një rezervuar i fshehtë metalik, me dimensione 160x97x25 cm. Brenda tij, policia ka gjetur 30 pako me marihuanë, me peshë totale 32.4 kilogramë.

I dyshuari, N.M. nga Beogradi, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Ndërkohë, automjeti dhe dy telefona celularë janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.

Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj në luftën kundër trafikut të drogës dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.