Policia e Kosovës ka blerë edhe 40 radarë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka përfunduar pjesën e parë të tenderit për furnizimin me radarë dore, radarë mobilë dhe pajisje elektronike mobile për kontrollim dhe identifikim të kundërvajtjeve në trafik.

Deri tash janë blerë 40 radarë dore çmimi i të cilëve ishte 780.000 euro si kontratë kornizë për tre vjet, shkruan “Jepi zë”.

Tenderi është fituar nga “Fitim R. Bilalli B.I.”, me vlerë të ofruar 449.700 euro.

Performanca e tyre është matja e shpejtësisë së makinave duke filluar nga 1000m dhe shpejtësia maksimale që kapin është 320km/h. Brenda një sekonde një radar do të bëjë tri matje dhe marzha e gabimit është ­­+/- 2 km/h.

Ata janë të pajisur me GPS për caktim të lokacionit, dhe do lidhen me anë të kabllove, me Wi-Fi dhe Bluetooth si dhe me sisteme qendrore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.