Policia e Kosoves e kap një shtetas rus, zbulohet se është i kërkuar nga Interpoli

Publikuar më:

Foto ilustrim
Një shtetas rus është kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Lluzhan të Podujevës. Shtetasi i huaj i cili u ndalua për kontroll, rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli. Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit.

Siç mëson Sinjali, shtetasi rus, u ndalua nga një njësi patrulluese e Policisë në Podujevë, që e verifikoi të njëjtin dhe më pas e shoqëroi për në drejtori.

Bazuar në informacionet e para, rusi që u ndalua e ka të ndaluar hyrjen në Serbi për një vit, për shkak të një vendimi të Gjykatës, e po ashtu është person i kërkuar nga shteti i Lituanisë.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit, me ç’rast u zbulua se ka qenë i përfshirë në një rast, për çka ndaj tij është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, e ka dërguar të njëjtin në Qendrën e Pritjes në Vranidoll.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.