Policia e konfirmon therjen në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari – të dy të mitur

Publikuar më:

Policia e ka konfirmuar për Jepi zë, rastin në të cilin ka mbetur i plagosur rëndë një i mitur nga një mjet i mprehtë.

Ngjarja ndodhi tek korza e vjetër, ndërsa dy personat e përfshirë janë të mitur, shkruan Jepi zë.

“Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për nje person të lënduar.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve.” tha zëdhënësi Avni Zahiti për Jepi zë.

JU REKOMANDOJMË