Policia arreston 1 person që dyshohet se theri me thikë një të ri në Mitrovicë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në Mitrovicë ku tre persona mbetën me lëndime trupore pas një përleshje fizike.


Sipas policisë njëri prej tyre është therur me thikë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia njoftoi se lidhur me rastin ka arrestuar një person.

“Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë 17.03.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrahje, dhe për pasojë lëndime kanë pësuar tre persona meshkuj kosovarë. Njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve nga mjeti mprehtë-thikë, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa dy të lënduarit tjerë kanë lëndime nga mjete të forta. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.