Policia arrestoi 4 të rinj për grafitet feministe në Mitrovicë

Publikuar më:

Policia e Mitrovicës shpeshherë “mbyll sytë” para rrahjeve e gjuajtjeve me armë duke mos arritur të kap të dyshuarit, ndërkohë që u tregua shumë vigjilente dhe zbuloi kush shkruajti muralet në qytet para disa ditësh.


Ata kanë arrestuar dhe shoqëruar katër persona në Stacionin Policor Jugu, si të dyshuar për shkrimin e grafiteve nëpër qytet, shkruan “Jepi zë”.

Ndaj tyre, siç mëson gazeta, është iniciuar rast i kategorizuar si “Prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike”. Këtë gjë e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi Avni Zahiti.

“Me datën 25.04.2021, në Mitrovicë, është iniciuar një rast Prishje  e Rendit dhe Qetësisë Publike “PRQP’.Në cilësi  të të dyshuarave janë intervistuar katër persona, pasi të njëjtit  në orët  e pasdites së datës 25 prill 2021,  në disa lokacione/ objekte në qytet kanë shkruar grafitë”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, gazeta ka mësuar që nga personat e arrestuar, një është burrë ndërsa tri të tjera janë gra. Ata janë mbajtur 6 orë në Stacionin Policor.

Sidoqoftë, para disa ditësh u vendosën disa grafite feministe në qytet, që shkaktuan mjaft shumë polemika./Jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.