Polici Mërgim Geci në gjendje stabile në spital, refuzon të tregojë se si ndodhi plagosja e tij në Skënderaj

Publikuar më:

Në QKUK po vazhdon trajtimi i policit nga Skenderaj, Mërgim Geci, i cili u plagos gjatë kryerjes së detyrës zyrtare pas një përleshje me ish-deputetin Nuredin Lushtaku dhe dy familjarë të tij.

Gjendja e policit është stabile, edhe pse ai ende po merr trajtim mjekësor në spital. Kështu tha për Insajderit, vetë Geci, i cili nuk panoi të flasë për situatën e krijuar të shtunën e kaluar.

“Po jam më mirë. Ende jam i shtrirë në spital. Për këto nuk kam koment, kontaktone zyrën për media në Skenderaj”, tha shkurt Geci për Insajderin.

Sipas mjekës kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, gjendja e pacientit të plagosur në këmbë është stabile dhe po merr trajtimin e duhur.

JU REKOMANDOJMË