Polici i ri mitrovicas që shpëtoi të plagosurin në rrugë, nderohet me mirënjohje

Publikuar më:

Muaj më parë një qytetar i Mitrovicës me gjestin që kishte bërë ia shpëtoi jetën një njeriut.


Florim Ahmeti kishte rastisur në një burrë të plagosur me gjashtë plumba në Vaganicë, të cilin pastaj e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital, shkruan “Jepi zë”.

I plagosuri ishte në gjendje të rëndë dhe mjekët kishin thënë se ai kishte shpëtuar vetëm falë djaloshit mitrovicas i cili e kishte dërguar me kohë në spital.

“Nëse ky person do të vonohej vetëm edhe një minutë më shumë, vështirë se do të vinte i gjallë pasi kishte humbur shumë gjak” i ka thënë mjeku Florim Ahmetit, i cili e shoqëroi të plagosurin në spitalin e Mitrovicës.

E për këtë gjest që kishte bërë Florimi asokohe sot është shpërblyer me mirënjohje nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Këtë e ka bërë të ditur vetë djaloshi i ri, i cili shumë shpejt do ta veshë edhe uniformën e Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.