Polici i plagosur në Skënderaj, kolegët i shkojnë për vizitë në spital

Publikuar më:

Kolegët e policit të plagosur, Mergim Geci i kanë shkuar për vizitë në spital duke i uruar shërim të shpejtë.

Geci bashkë me kolegun e tij Enver Smakiqi më datë 02.07.2022 u sulmuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.

Gjendja shëndetësore e të dyve raportohet të jetë stabile.

Kujtojmë se mbrëmë, ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakut, dhe të pandehurve të tjerë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai është i dyshuar për plagosjen e dy policëve në Skenderaj.

Të pandehurit e tjerë, djali i Nuredin Lushtakut, Arbër Lushtaku dhe vëllai i tij, Faton Lushtaku ngarkohen me veprën “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

JU REKOMANDOJMË