Policët e Kosovës në krye të detyrës në pikën kufitare në Jarinje në natën e Vitit të Ri

Publikuar më:

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha mbrëmë për ndërrimin e moteve ka vizituar disa nga pjesëtarët e PK-së të cilët nata e Vitit të Ri i gjeti larg familjeve të tyre, por në krye të detyrës për të ofruar siguri e rend në vend.

Hoxha dhe stafi menaxhues për të qenë pranë e për t’ju ofruar mbështetjen nga afër për punën dhe përkushtimin e tyre, vizituan pikën kufitare në Jarinje, kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi si dhe disa nga zyrtarët policorë në terren.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e pak momenteve festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore në mënyrë sa më profesionale.

Në emër të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë kolonel HOXHA, ju uron të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e gjithashtu edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe u garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendit, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.