Po voziste 184km/h në zonën 80, shoferi kapet nga Policia dhe dënohet ashpër

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar shoferin i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h drejtoi mjetin në 184 km/h.

Personi i cili me gjasë ishte nisur ta sfidonte kampionin e shumëfishtë në formula 1 Michael Schumaher, ra në radarin e policisë.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për 3 muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 184 km/h (gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shoferi i gjobitur është një 20 vjeçar nga Gjakova ndërsa gjoba është shqiptuar nga Policia e Kosovës sot në orën 09:52 në autostradën Bresje – Veternik.

Matja e shpejtësisë nga ana e Policisë është bërë me laser në një distancë prej 758 metrave.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.