Po “thyhet” greva, edhe një shkollë nis mësimin

Publikuar më:

Prindërit e nxënësve në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë kanë njoftuar se nga e hëna do dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe se nëse është nevoja, vetë si prindër do të mësojnë fëmijët e tyre.

“Shkolla “Pavarësia” është e mbingarkuar dhe mësimi duhet të rifilloj sa më shpejtë. E njoftojmë drejtorin e shkollës “Pavarësia”, se me datën 19 shtator të gjithë do t’i sjellim fëmijët në shkollë, askush nuk mund të ia mohoj fëmijëve qëndrimin në banka shkollore sepse ne paguajmë taksa  në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e organizatorit Liridon Berisha.

Berisha ka hartuar një plan për mbajtjen e mësimit, si vijon:

Respektimi i orarit të cilin e ka caktuar shkolla,
Në klasë te qëndrojnë prindërit me rende nga e hëna deri të premten (koordinoheni në grupet tuaja)
Siguria në klasë, nëse mësuesja mungon, atëherë prindërit te zhvillojnë orët me libra sipas renditjes,
Detyrat e shtëpisë secila klasë mund t’i dërgojë në Viber , në grupet e klasës,
Lëndët: si fokus javor, të jenë Gjuha dhe Matematika , Leximi, etj…
“Në rast se organet drejtuese te shkollës pengojnë nxënësit dhe prindërit, do te organizojmë një protestë dhe do të kërkojmë intervenimin e organeve shtetërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.

JU REKOMANDOJMË