Po hiqet asfalti në Parkun e Mitrovicës, ndërtuesi u pajtua ta largojë

Publikuar më:

Sot ka nisur të largohet asfalti në Parkun e Qytetit në Mitrovicë, që u shtrua muaj më parë.

Nga Komuna kanë konfirmuar për “Jepi zë” se investitori është pajtuar ta largojë.

Edhe pronari Besart Baruti, ka thënë për gazetën se nga vullneti i mirë ka pranuar ta largojë asfaltin, ani se i posedon të gjitha dokumentet.

Sipas tij, edhe nga Komuna edhe nga Ministria i ka dokumentet për këtë projekt, por është pajtuar ta largojë duke i dhënë rast Komunës ta gjejë një zgjidhje alternative.

Duhet theksuar se rruga ishte shtruar në kuadër të projektit për ndërtimin e Qendrës Tregtare ART MALL, e cila pritet të punësojë mbi 1000 persona.

Ndryshe, projektin për ndërtimin e Qendrës Tregtare e kanë votuar asamblistët e të gjitha partive politike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.