Plas sherri në një familje: Vjehrra s’e lë nusen të gatuaj në shporet të rrymës, e dëbon nga shtëpia

Zëri qytetar

E turpshme: E-kisoka në Kçiq dëmtohet nga keqbërësit, shkaktohet dëm në vlerë të 3...

Drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci ka njoftuar se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit. Sipas...

E rrezikshme: Pusetat në Mitrovicë janë të hapura, dikush po i vjedh për t’i...

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë janë ankuar për gjendjen e rrugëve ku pusetat kanë mbetur të hapura. Një lexues...

40 familjet skamnore që u vendosen në Frashër që dy muaj pa rrymë, kërkojnë...

40 familje nga Mitrovica u bënë me shtëpi në fund të muajit gusht të këtij viti. Kjo u arrit falë...

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Guriq të Malishevës, është vënë në dijeni edhe Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

Si në shumë konflikte tjera, në këtë rast janë përfshirë vjehrra dhe nusja të cilat jetojnë në një shtëpi të përbashkët.

Sinjali mëson se motivi për zënkën mes tyre është banal, pasi që mollë sherri është bërë përgatitja e ushqimit në shportin e rrymës.

Bazuar në dëshminë e nuses, vjehrra e saj nuk e kishte lejuar atë që të përgatis bukën në shporetin e rrymës, duke i thënë që ta përdor shporetin i cili ndizet me dru.

Sipas saj, ani pse ajo tentoi të përgatis ushqimin në shportin me dru, sërish u pengua nga vjehrra e saj dhe më pas situata kishte eskaluar në ofendime e fyerje mes njëra-tjetrës.

Vjehrra e nxehur me nusen dyshohet se e ka sulmuar atë duke e kapur për krahu dhe duke e dëbuar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj.

Në zënkën mes tyre ishte përfshirë është burri i nuses i cili ndodhet jashtë shtetit dhe i njëjti me një mesazh në telefon i kishte kërkuar bashkëshortes së tij që fëmijët t’i dërgojë në shtëpinë e përbashkët, ndërsa ajo të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e prindërve. Në të kundërtën, sipas tij do të përkeqësohet situata.

Pasi nusja denoncoi rastin në Polici, vjehrra është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë sulmuar nusen e saj.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Europoli dhe sistemi – ETIAS Europoli

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë Termet kriminalitet, krim, kriminel kanë për të mbetur njësoj për aq sa ka jetë në tokë. Por, metoda...

Lajme të tjera