Robert Shala, kosovari që është pjesë e Marinës Amerikane, së fundmi ka publikuar një foto para një avioni luftarak.
Në kohën kur Rusia ka filluar luftën dhe sulmet ndaj shtetit të Ukrainës, po kërkohet intervenimi i SHBA-së dhe NATO-s, shkruan Jepi zë.
Publikimi i kësaj fotografie nga Shala, është mirëpritur nga komentuesit kosovarë, të cilët i kanë kërkuar që në rast të sulmit mbi rusët, të nxjerr “hak” edhe për Kosovën.
Robert Shala nga Kosova tash e gjashtë vjet është pjesë e marinës amerikane.
33 vjeçari që dikur ka shërbyer edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës nga prilli i 2016-ës bartë mbi supe uniformën e ushtrisë më të fortë në botë./ Jepi zë