Përveç qindra euro naftë, deputetët marrin edhe nga 30 euro në muaj mbushje për telefon

Publikuar më:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përpos pagave të majme që marrin, ata gëzojnë edhe shumë beneficione tjera.

Përfaqësuesit e popullit të cilët deklarojnë se nuk jetojnë në Prishtinë, u paguhen derivatet.

Por, beneficionet e tyre nuk përfundojnë me kaq. Ata si benificione gëzojnë edhe mbushjet telefonike.

Gazeta Blic ka marrë vesh se secili deputet merr nga 30 euro mbushje telefonike në muaj. E, që në total buxhetit të shtetit vetëm për mbushje telefonike, për vetëm një muaj i kushtojnë hiq më pak se 3600 euro.

“Secili deputet i merr nga 30 euro mbushje”, thanë për Gazeta Blic zyrtarë nga Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe, publikimi i shpenzimeve të naftës nga deputetët ka nxitur reagime të shumta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.