Përveç Albin Kurtit, edhe 4 kandidatëve të tjerë të VV-së iu ndalohet garimi në zgjedhje

Publikuar më:

47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu është bërë e ditur një një konferencë për media të KQZ-së.


Albin Kurti do ta ketë të pamundur t’i prijë listës së kësaj partie, për shkak se të njëjtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje.

Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Por, përveç Kurtit, në listën e VV-së nuk do të mund të garojnë as edhe 4 kandidatë. Bëhet fjalë për Liburn Aliun, Albulena Haxhiun, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi.

Sipas KQZ-së, 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, KQZ ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik.

Kujtojmë se Qeveria e Avdullah Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet.

Sipas Gjykatës Kushtetuese çdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëherë nuk lejohet që të kandidojë.

JU REKOMANDOJMË