Përmbytje në Serbi, një qytet i madh zhytet nën ujë

Publikuar më:

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në pjesën më të madhe të Serbisë. Në disa vende ka pasur nevojë për intervenim dhe dhe tre persona janë evakuuar.

Dy persona janë lënduar gjatë stuhisë në Novi Sad, ndërsa dhjetë shtëpi janë përmbytur në Koceljevë. Autoritetet kanë bërë të ditur se për momentin nuk ka viktima

Një stuhi e fortë mbrëmë ka shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Serbisë.

Në stuhinë që goditi Novi Sadin pak pas orës 19:00, rrugë të shumta u përmbytën. Trafiku është vështirësuar dhe në disa pjesë të qytetit është i bllokuar.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit evakuuan dy persona nga çatia e një automjeti të përmbytur në rrugën Partizanska në Novi Sad.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.