Me datë 24.09.2019 bëhen 21 vite nga rënia në altarin Lirisë e dëshmorit Mustafë Shyti.
Me këtë rast do të organizohen homazhe nga ora 12:00 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Mustafa ishte mësues i fëmijëve e poashtu pjesëmarrës i të gjitha protestave dhe demostratave që po bëheshin për Liri, Demokraci e Pavarësi të Kosovës.
Mustafa gjatë një betejë kishte mbetur i plagosur rëndë mirpo në atë gjendje të rëndë, ai po mendonte për shkollën dhe nxënësit e tij sa që në ato momente të rënda për jetën e tij, kishte pyetur bashkëluftëtarët se, a eshtë djeg shkolla e fshatit?!
Mustafa ka qenë edhe krijues i poezive dhe ne ju sjellim një poezi të tij, kushtuar flamurit.
Poezi e dëshmorit Mustafë Shyti
Flamurit
Valo flamur i popullit tim
Gjithë zemra për ty u dogj flakë
Trego neriozmin e popullit trim
Ndër beteja gjithë t’ ka kapë …
Valo me shqipen dykrenore
çoje ajrin e këtij qielli
Se zemra jonë bujare
Po shkrep si rreze dielli.
Valo! Hovin mos e ndal!
Dashuria për ty është sa një det
Me ty çdo furtunë e bëjmë ballë
S’ ka forcë që na pret.
Valo! Hovin mos e ndërpre
Zbukuro çdo pullaz kosovar
Ne me ty e ti me ne
Do të dalim ngadhënjimëtarë!