Përfundon aksioni i Policisë në Mitrovicë: Arrestohen 16 persona, 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Publikuar më:

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Operacioni, i cili tashmë ka përfunduar, është zhvilluar në 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur edhe detaje tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 16 persona.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai po ashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky aksion u zhvillua nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.