Përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në të Kosovës – Policia kontrollon shoferët

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka nisur kontrollet e shoferëve pasi që nga sot, shoferët të cilët nuk kanë ndërruar patentë shoferët e lëshuar nga Serbia, në atë të Kosovës, do të gjobiten nëse kapen duke drejtuar automjetet e tyre.

Në pamjet e Tëvë1, shihet Policia e Kosovës duke kontorlluar veturat në veri të vendit.


Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë fundjavës ka paralajmëruar se vozitësit që nuk kanë bërë zëvendësim nuk do të mund t’i ngasin veturat e tyre dhe nga sot do të fillojnë me ndëshkimin e tyre, pasi që dokumentet e tilla konsiderohen të paligjshme në Kosovë.

Kurse, të premten ka përfunduar procesi i zëvendësimit të patentë shoferëve të Serbisë me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës. Nga dita e sotme, drejtuesit e automjeteve që nuk kanë ndërruar dokumentet, gjobiten nëse kapen nga policia rrugore duke drejtuar automjetet e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.