Tre ministra të Qeverisë së Kosovës nuk i kanë punët mirë, pasi mund të shkarkohen së shpejti.
Kështu raportojnë disa media, duke u thirrur në burime të afërta me zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti, transmeton “jepi zë”.
Ministrat që po flitet se do të shkarkohen, janë zv/kryeministri dhe ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.
Ndërkohë, zyrtarisht nga zyra e Avdullah Hotit e kanë mohuar një zhvillim të tillë. Zëdhënsja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk është informacion i vërtetë”, ka thënë Baxhaku për Express.
Sidoqoftë, dyshohet se këto shkarkime lidhen me ndikim të Beogradit në Qeverinë e Kosovës.