Për shkak të punësimeve në Teatër, Albin Kurti nuk pranoi ta takonte Faruk Mujkën në Mitrovicë

Publikuar më:

Një konkurs për disa vende pune në Teatrin e Mitrovicës, ka nxjerrur në pah skandalin më të madh të kohëve të fundit në këtë qytet, i cili tani po shkakton efekte brenda VV-së.


Pikërisht për skandalin që e zbuloi “Jepi zë”, Albin Kurti nuk e takoi sot kryetarin e degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujkën. Kurti takoi vetëm kandidatin për Mitrovicë të Veriut dhe anëtarë më të thjesht të Jugut.

Sic mëson gazeta, arsye pse Faruk Mujka nuk pati mundësi ta takonte Albin Kurtin, ishte punësimi i të rejës dhe gjashtë militantëve partiakë.

Këtë gjë e thonë disa burime brenda partisë, e po ashtu konfirmohet edhe nga pamjet e dala nga vizita e Kurtit në Mitrovicë. Ai shihet vetëm me anëtarë të tjerë të partisë, sic nuk ndodhte kohë më parë kur Kurti vizitonte Mitrovicën.

Sidoqoftë, gazeta ka mësuar se skandali me punësime ka shkaktuar irritim të Qendrës, të cilët kanë shprehur indinjatën me degën e VV-së në Mitrovicë.

Për ta kujtuar, aktivistë të VV-së, nga pozita me kontrata mbi vepër, janë rehatuar në pozita të përhershme në Teatrin e Mitrovicës. “Jepi zë” ka siguruar listën e të pranuarve në këtë konkurs, ku rezulton se u rehatua edhe e reja e nënkryetarit Faruk Mujka, Elda Ahmeti-Mujka.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.