Për një çamçakëz, Inspektorati i Mitrovicës e dënon një market me 400 euro

Publikuar më:

Drejtoria e Inspekcionit prapë ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro ndaj një subjekti afarist i cili kishte mashtruar konsumatorin.

Kjo gjobë është shqiptuar pas ankesës së pranuar nga ana e vetë konsumatorit, me ç’ rast inspektori i tregut ka vërtetuar se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i produktit “Çamçakëz me shije shalqiri” me kodin 308446, “Çamçakëz me shije dredhëz” me kodin 308444 është deklaruar me çmim 0.10 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 0.14 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, Inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit.

Drejtoria e Inspekcionit i fton qytetarët që në vazhdimësi t`i paraqesin rastet kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë.

JU REKOMANDOJMË