Pensionohet nëna e presidentes Osmani: Punoi 46 vite si infermiere në Mitrovicë

Publikuar më:

Nëna e presidentes, Vjosa Osmani, sot është pensionuar pasi ka arritur moshën për pension.

Puna e saj ka qenë mjaft fisnike dhe në ndihmë të qytetarëve, me theks të veçant banorëve të Komunës së Mitrovicës, shkruan Jepi Zë.

Si infermiere ajo ka punuar për 46 vite, ndërsa angazhimi saj nuk mungoi as gjatë gjithë pandemisë.


Përmes një postimi njëra nga motrat e presidentes, ka publikuar një fotografi duke festuar ditëlindjen dhe pensionimin e saj, ndërsa nënën e tyre e kanë uruar duke konsideruar si shembull të gruas së fortë e zemër bardhë.


Postimi i plotë:

Pas 46 vite pune, Mami infermiere me profesion u pensionua.

Të paqim me jetë të gjatë, je shembull i gruas së fortë e zemër bardhë.

Të falënderojmë për të gjitha, mbretëresha jonë🤍

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.