Peja bojkoton zyrtarisht gjysëmfinalen ndaj Trepçës: Nuk udhëtojmë fare!

Publikuar më:

Klubi i basketbollit Peja, ka njoftuar sot se kanë marrë vendim për anulimin e ndeshjes së katërt gjysmëfinale kundër Trepçës.

Ky vendim vjen si pasojë e vendimeve të rënda nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Peja është dënuar dje nga FBK-ja me 7 mijë euro dhe dy ndeshje pa praninë shikuesve, vendim ky i cili nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e ekipit pejan.

Drejtori sportiv i klubit, Arbër Elshani, ka njoftuar se nuk do ta zhvillojnë ndeshjen të enjten.

“Tashme është pothuajse zyrtare. Ne nuk do të luajmë të enjten. Konsekuencat do të ju tregojmë më vonë. Të gjitha të argumentuara”, ka shkruar Elshani.

Peja është dënuar si pasojë e: “sjellje josportive, ofendimeve ne baza nacionale ndaj lojtarve te ekipes musafire. Hudhje te gjesendeve te forta. Hudhje te petardeve-fishekzjareve. Hyrja e personave jo zyrtare ne fushe me perpjekje te realizimit te sulmit fizik”, sipas FBK-së.

JU REKOMANDOJMË