Peci thotë se ka ide për Universitetin, mirëqenien e mitrovicasve dhe për Trepçën – thekson se rruga do të përfundonte për 2 vjet me LDK-në

Publikuar më:

Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Faton Peci, i ftuar në një emision televiziv kishte potencuar disa prej qëllimeve që ka ai.

Me zgjedhjen si deputet dhe me qeverisjen e LDK-së, ai konsideron se rruga do të kryhej për 2 vjet, ndërkohë që ka folur edhe për disa tema të tjera me rëndësi.

Sipas tij, do të bëhej profilizimi dhe riorganizimi i Universiteteve, si p.sh Universiteti i Mitrovicës të profilizohet dhe zgjerohet në drejtimet teknike duke u bazuar në Industrinë e Mitrovicës, me theks të veçantë për minierën Trepça.

Një rëndësi të veçantë Peci tha se do t’ju kushtojë edhe çështjeve ekonomike të mitrovicasve, mirëqënien sociale e poashtu permendi edhe rrezikimin e territorit dhe shkëmbimin e tij, për çka u shpreh kundër.

Peci, ndërkohë, foli edhe për minatorët, të cilët tha se meritojnë t’u kushtohet kujdes dhe të rritet bashkëpunimi me britanikët për të ringjallur gjigantin metalurgjik.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.