Ilir Peci, pas zgjedhjeve të së dielës, pritet të jetë kryetar i komunës së Zveçanit, vend i banuar me shumicë serbe.
Peci në një intervistë për Klan Kosova, tregoi se janë edhe 19 asamblistë shqiptarë shumica prej tyre me mbiemër Peci, kushërinj të tij.
Kryetari i ri u zotua se do të punojë njëjtë për të gjithë banorët e Zveçanit.
Ndërsa kushërinjtë e tij, banorë të tre fshatrave të banuara me shqiptarë, Kelmend, Boletin e Zhazhë, kërkuan nga i pari i komunës që sapo të marrë mandatin, të ndryshojë gjendjen në këto fshatra.