PDK në Vushtrri mbështet kërkesën e kryetarit Ferit Idrizi për të ndalur dhënien në shfrytëzim të pronave komunale

Publikuar më:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – Dega në Vushtrri ka njoftuar qytetarët se mbështet plotësisht kërkesën e kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi, për të pezulluar procedurat e mëtejme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave komunale. Kjo kërkesë vjen pas reagimeve të qytetarëve dhe bizneseve të interesuara.

PDK ka theksuar se mbetet e përkushtuar të jetë krah kryetarit Idrizi dhe kërkesave të qytetarëve të Vushtrrisë, duke dëshmuar vazhdimisht mbështetjen e saj për interesat e komunitetit lokal.

“Si parti, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve,” thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Vushtrri.

JU REKOMANDOJMË