Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë.
Nga dokumentet që vetë zyrtarët i kanë publikuar, po del se kanë mjaft pasuri të paluajtshme por edhe të luajtshme, shkruan “Jepi zë”.
Një zyrtare që ka mjaft pasuri, është edhe Xhevrije Bahtiri-Ademi, motra e ish-kryetarit Agim Bahtiri, që tani është asambliste e VV-së.
Ajo ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 50 mijë eurove, që thotë se është në pronësi të bashkëshortit. Po ashtu, në listën e pasurive të paluajtshme ajo ka deklaruar dy ara. Njëra në vlerë 170 mijë euro e tjetra në vlerë 20 mijë euro.
Po ashtu, Xhevrije Bahtiri-Ademi ka deklaruar truall në vlerë të 12 mijë eurove si dhe kullosë në vlerë të 10 mijë eurove. Këto katër pasuri, ajo ka thënë se janë në pronësi të përbashkët.
Në deklarimin e pasurisë, ajo ka thënë se ka dy vetura personale të markes Volksëagen, njëra në vlerë të 10 mijë eurove e tjetra në vlerë të 9 mijë eurove.
Asamblistja e VV-së ka deklaruar se ka 1100 euro në bankë, të cilat thotë se i kanë mbetur nga një kredi që e ka marrë./jepize.com