Në muajt e parë kur të gjitha institucionet shëndetësore ishin fokusuar në menaxhim të Pandemisë, QKMF-ja në Mitrovicë kishte plane të tjera. Ata blenë 15 mijë euro kondoma, ndonëse ato ditë të gjitha paratë duhej të delegoheshin në menaxhim të COVID-it.
E nuk ka kaluar shumë kohë kur, ky institucionet që është nën menaxhim të Drejtorisë së Shëndetësisë, i ka harxhuar edhe 13 mijë euro në luks. Ata kanë blerë një veturë xhip.
Sic mësoi “Jepi zë”, xhipi është i kompanisë Dacia me ngjyrë të bardhë, dhe është parë i parkuar para objektit të QKMF-së. Gazeta ka hulumtuar dhe ka gjetur detajet e kontratës tenderuese.
I gjithë procesi ka nisur në fund të tetorit, kur u shpall njoftimi për kontratë. Vlera e ndarë për këtë blerje, sic shkruhet në kontratë, është 13 mijë euro.
Ndonëse nuk qartësohet për cfarë saktësisht, në njoftim thuhet se kjo veturë blihet për nevojë të QKMF dhe QMF-ve të tjera. Mirëpo, asnjë sqarim tjetër për nevojën e blerjes së kësaj veture nuk është shkruar.
Sidoqoftë, xhipi Dacia i rip o vazhdon të përdoret nga zyrtarët e QKMF-së, dhe deri tash nuk dihet për cfarë shërbime të institucionit mund të kryhen me të.
Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të ankohen për shërbime në këtë institucion. Hic më larg se sot, “Jepi zë” raportoi për neglizhencë të madhe në punë, pasi erdhën disa ankesa nga pacientët.
Ndryshe, Mitrovica është një prej qyteteve më të prekura me COVID. Sot u radhit si komuna e dytë më e prekur në Kosovë, me një vdekje dhe 49 raste të reja./Jepze.com