Pas raportimit të “Jepi zë” se kufoma u la mbi 6 orë në Spitalin e Mitrovicës, shkarkohet drejtori Enis Istrefi

Publikuar më:

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Dr. Enis Istrefi, është shkarkuar nga kjo pozitë. Ky vendim i SHSKUK-së vjen pas një skandali me një kufomë e cila u la në dhomë me pacientët për disa orë.


Para tre ditësh “Jepi zë” raportoi për një kufomë e cila u la në dhomë me pacientët e gjallë për disa orë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Pas këtij rasti menaxhmenti i SHSKUK-së ka marr vendim për shkarkimin e Enis Istrefit, i cili ka mbajtur pozitën e u.d. drejtorit të spitalit.

Gazeta ka siguruar vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, ku thuhet se Istrefi nuk i ka përmbushur detyrat e tij.

“Sipas detyrave dhe përgjegjësive të të njëjtit nga kontrata e tij e punës, Dr. Enis Istrefi nuk ka bërë përmbushjen e kënaqshme të detyrave të punës, poashtu i njëjti nuk ka treguar përgjegjshmëri në deklarimet publike dhe nuk ka respektuar vendimet e komitetit për menaxhimin e pandemisë në nivel të SHSKUK-së”, thuhet në vendimin për shkarkim.

Për rastin e qëndrimit të kufomës në dhomë me pacientët, Spitali i Mitrovicës ia kishte hedhur përgjegjësinë Qendrës Operative Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe pritjes së rezultatit për Covid nga Instituti Kombëtar.

Pas shkarkimit të Istrefit, menaxhmenti i SHSKUK-së e ka emëruar ushtrues detyre gjinekologun Dr. Sadik Fejza.

Ndryshe, “Jepi zë” pati raportuar ekskluzivisht duke sjell rrëfimin e familjarëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.