Pas raportimit se një grua shtatëzënë me një fëmijë po jeton në kushte të mjerueshme, “Jepi zë” viziton shtëpinë tek Liqeni

Publikuar më:

Një raportim nga një qytetar ka tronditur qytetin, pas pamjeve të mjerueshme që u publikuan nga një shtëpi e braktisur.

Atje jeton një grua me fëmijën e saj 5-vjeçar dhe poashtu në pritje të fëmijës tjetër.
Pas këtyre informacioneve, “Jepi zë” ka vizituar shtëpinë tek Liqeni në Mitrovicë, por gruaja në fjalë nuk ka qenë momentalisht aty.

Atje kanë qenë gjësendet dhe rrobat e saj pranë shtëpisë e cila është në gjendje të mjerueshme pa dyer e dritare.

Raportuesi ka treguar më herët për “Jepi zë” se kjo grua i kishte kërkuar shtëpi për strehim diku, por ai i kishte ndihmuar ta rregullojë këtë shtëpi duke vendosur disa blloka dhe jastëk për ta mbrojtur pak nga të ftohitit.

Poashtu ai tregon, se gruaja i ka thënë se përveç fëmijut që ishte i moshës 5-vjeçare, ajo ishte edhe shtatëzënë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.