Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot është kthyer në Kosovë, dhe është parë të ketë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës.
Bahtiri ka vendosur të kthehet pasi ka mbetur i tronditur nga vrasja e të riut 26-vjeçar, Albert Muja.
Bahtiri në Facebook i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit.
Ai bëri të ditur se pas marrjes së këtij lajmi tragjik është nisur drejt Kosovës dhe se do ta vizitojë familjen Muja për ngushëllime.
Ndryshe, mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një vrasje në Mitrovicë, ku viktima Albert Muja është sulmuar me thikë.
Postimi i plotë i Bahtirit në Facebook:
Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë tragjikisht i riu, Albert Muja.
I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja.
Pasi që isha jashtë Kosovës, nuk pata mundësi të marrë pjesë në varrim. Por menjëherë jam nisur për Kosovë dhe nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh.
Lutem që Allahu i madhërishëm ta shpërblej me xhenet Albertin.