32 vjetori i themelimit, degën e LDK-së në Vushtrri nuk e gjeti edhe aq mirë.
Zyrat e kësaj dege janë të mbyllur pasi pronari i lokalit i ka paditur se nuk e kanë paguar qiranë që tri vite.
Sipas dokumentit të siguruar nga “Jepi zë”, dega e LDK-së në Vushtrri nuk ka paguar qiranë e lokalit që nga viti 2019.
Në dokument thuhet se paditësi, Ymer Ukiçi ka kërkuar disa herë me shkrim që të kryhen obligimet që i kanë ndaj tij, por sërish nuk është kryer pagesa e qirasë.
Për këtë lokal që gjendet në rrugën “ Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, dega e LDK-së detyrohej të paguhej 300 euro në muaj.
E për këtë po fajësohet ish-kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, për papërgjegjshmërinë që të kryejë obligimet ndaj pronarit të lokalit.