Partia minoritare e prish koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje

Publikuar më:

Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i këtij subjekti politik, Gani Elshani.

Disa këshilltarë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani janë larguar nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Elshani i ka bërë ‘like’ një komentuesi në postimin e tij, i cili ka shkruar: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

“Të nderuar qytetarë, sot kam pranuar vendimin nga Kryeministêri z.Albin Kurti dhe zv.Kryeministêrja znj. Emilija Redžepi, të cilit më emruan zv.Ministër në Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve… Me nder dhe përgjegjësi do të vazhdoj kontributin për vendin dhe qytetarët e Kosovës, respektivisht për komunitetin tim”, kishte shkruar atëherë Rrahmani në Facebook.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.