Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

Publikuar më:

Dje rreth orës 15:30, në rrugën Dobrosinë-Gjilan, njësia e Task Forcës është informuar se janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se zyrtarët e Task Forcës, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.

“Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare. Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë. Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuarit në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.