Paralajmërohet rritja e çmimit të rrymës në Kosovë

Publikuar më:

Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë pritet të rritet.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, në një intervistë televizive paralajmëroi rritjen e faturave të energjisë si pasojë e rritjes së importit.

Ai theksoi pasurinë e madhe të Kosovës me qymyr dhe pamundësinë për të prodhuar energji elektrike, e cila pastaj po detyrohet ta importojë atë.

“Megavati blihet 200 euro dhe janë 100.000 euro në orë. Me këtë çmim kemi mundur të eksportojmë si vend e jo të importojmë, ta varfërojmë ekonominë tonë edhe ashtu të varfër. Janë bërë shumë gabime në 20 vjetët e fundit dhe si pasojë e saj kemi dështuar sa i përket prodhimit të energjisë elektrike.

Ai tha se prodhimi do i konvenonte jashtëzakonisht Kosovës e cila është e pasur me linjit, por sot nuk prodhohet anipse shumica e energjisë shpenzohet vetëm në sektorin e amvisërisë.

Sa i përket çmimit, ai tha se “Nuk mund të spekulojmë, pasi janë një sërë faktorësh, sa do të jetë kërkesa për konsum, çfarë temperatura do të mbajnë, sa do të ngrohen qytetarët tanë me energji elektrike, sa do të jenë çmimet e importit, pasi aktualisht janë në stratosferë, janë katërfish më të shtrenjta. Është sinjal jashtëzakonisht i keq për atë që do të mund të ndodhë pas disa muajve. Shumica e konsumit është duke u prodhuar në vend, ende nuk ka nevojë për blerje. Do të shikohet mundësia me të gjithë akterët e përfshirë”.

Ai u shpreh se gjatë 20 vjetëve të fundit janë bërë shumë gabime dhe si rrjedhojë e kësaj Kosova ka dështuar në prodhimin e energjisë elektrike.

JU REKOMANDOJMË