Paralajmërohen masa ndaj Agim Krasniqit, asambleistit të LDK-së që shkeli ligjin duke mbajtur 2 pozita

Publikuar më:

Anëtari i Bordit të kompanisë rajonale “UNITETI”, Agim Krasniqi, ka zgjedhur të mbajë dy pozita që janë në konflikt të interesit.


Këtë shkelje, Krasniqi e ka bërë pasi që nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit te Unitetit, pas marrjes së detyrës së asambleistit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Detyrën në Kuvend Komunal e ka marrë pasi kjo pozitë është liruar pas dorëheqjes se Hysni Gergurit nga pozita e asambleistit.

Mirëpo, duket se Komisioni i Aksionerëve të Vushtrrisë në kompaninë “UNITETI”, nuk do të rrijnë duarkryq.

Në një prononcim për “Jepi zë”, kryesuesi i këtij Komisioni ka thënë që do të marrë masa ndaj Agim Krasniqit.

“Do të marrim masa natyrisht për rastin e Agim Krasniqit, se unë Agim Bregaj në histori të njerëzimit nuk e shkeli ligjin”, ka thënë Bregaj për “Jepi zë”.

Ndryshe, sipas ligjit, një asambleist nuk mund të zgjedhet e as të qëndrojë anëtar i Bordit në kompanitë publike, pasi që llogaritet si konflikti interesi për shkak se Komisioni i Aksionareve i Kuvendit Komunal e zgjedh anëtarin e Bordit dhe i bie që ai t’i raportojë vetes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.